Ndërlidhjet

Treqindenjë pacientë me COVID-19 të shtrirë në spital


Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar të dielën se në spitalet publike në Kosovë janë të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.

Prej tyre 190 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe 111 në spitalet e përgjithshme rajonale.

Nga ta, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të konfirmuar me COVID-19, 29 janë në gjendje më të rënduar nën përkujdesje të vazhdueshme intensive.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë deri të shtunën ka arritur në 4.715 nga 27.723 teste të bëra.

Ndërsa, janë shënuar 101 raste të vdekjeve.

XS
SM
MD
LG