Ndërlidhjet

Bashkësia Islame e Kosovës me masa për parandalimin e COVID-19


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka bërë publike disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë, kanë kërkuar nga autoritetet kompetente që të mos marrin vendim për mbylljen e xhamive.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një adresim publik tha se Bashkësia Islame është e përkushtuar të bashkëpunojë me të gjitha institucionet për të ruajtur shëndetin publik.

Myftiu tha se kanë marrë vendim që përveç tjerash të bëhet pezullimi i mësim besimit dhe shkollës verore në të gjitha xhamitë e Kosovës, të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare, të rinjtë nën moshën 16 vjeçare dhe të sëmurët kronik të falen në shtëpi.

Po ashtu, Tërnava ka bërë të ditur se besimtarët obligohen të mbajnë maska në xhami.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë deri të shtunën ka arritur në 4.715 nga 27.723 teste të bëra.

Ndërsa, janë shënuar 101 raste të vdekjeve.

XS
SM
MD
LG