Ndërlidhjet

Poloni: Andrzej Duda fiton në zgjedhjet presidenciale


Presidenti i Polinisë, Andrzej Duda.
Presidenti i Polinisë, Andrzej Duda.

Komisioni Kombëtar Zgjedhor i Polonisë tha se presidenti konservator, Andrzej Duda, ka fituar 51.21 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Rezultatet bazohen në 99,97 për qind të votave të numëruara.

Ai ishte në garë me kryebashkiakun social liberal të Varshavës, Rafal Trzaskowski, i cili ka fituar 48.79 për qind të votave.

Pjesëmarrja e votuesve ishte jashtëzakonisht e lartë me 68.12 për qind, tha Komisioni.

Këto zgjedhje janë parë gjerësisht si një betejë për të ardhmen e vendit, si dhe marrëdhëniet e tendosura me Bashkimin Evropian.

Votimet u mbajtën nën rregulla të rrepta higjienike, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Votuesit duhej të mbanin maska dhe doreza, distancë fizike si dhe të dezinfektonin duart.

Ata përdorën lapsat e tyre për të shënuar votën.

Në raundin e parë muajin e kaluar, Duda fitoi 43.5 përqind të votave, ndërsa Trzaskowski 30.5 për qind.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG