Ndërlidhjet

Thaçi nga Haga: Ky është çmimi për lirinë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se është i gatshëm që të ballafaqohet me pretendimet e ngritura nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale.

Para se të hynte në ambientet e Prokurorisë Speciale, që ka selinë në Hagë, Thaçi tha për gazetarët se ky është çmimi që duhet paguar për lirinë.

“Jam i gatshëm të ballafaqohem me këtë sfidë të re dhe të dal i suksesshëm për djalin tim, familjen time, popullin tim dhe shtetin tim. Askush nuk mund ta rishkruajë historinë. Ky është çmimi për lirinë”, tha Thaçi.

Presidenti Hashim Thaç gjatë hyrjes në ambientet e Prokurorisë Speciale, që ka selinë në Hagë.
Presidenti Hashim Thaç gjatë hyrjes në ambientet e Prokurorisë Speciale, që ka selinë në Hagë.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Thaçi më herët ka deklaruar do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzat.

XS
SM
MD
LG