Ndërlidhjet

Në Pejë vdes një paciente me koronavirus


Ilustrim
Ilustrim

Në Pejë të Kosovës ka vdekur një paciente e infektuar me koronavirus, bëri të ditur spitali i përgjithshëm i këtij qyteti.

Në një njoftim të postuar në Facebook thuhet se pacientja ka pasur edhe sëmundje të tjera, por nuk jepen më shumë detaje.

Po ashtu bëhet e ditur se në këtë spital po trajtohen gjithsej 61 pacientë me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Prej tyre, një pacient është në gjendje të rëndë, 11 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa të tjerët janë në gjendje më stabile, thuhet në njoftim.

Shifrat e fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tregojnë se në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 5,118 raste pozitive me koronavirus.

Deri të hënën mbrëma, nga IKSHPK-ja kanë qenë të konfirmuara 108 viktima dhe 2,370 raste të të shëruarve.

Të tjera në këtë temë:

XS
SM
MD
LG