Ndërlidhjet

Pesë viktima dhe 237 të raste të reja me koronavirus në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar edhe pesë viktima dhe 237 raste të reja me koronavirus.

Ky rezultat vjen pas 555 testeve të kryera nga gjurmimi i kontakteve në teren, thuhet në njoftimin e institutit.

IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar 139 pacientë.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 2.995, derisa komuna e Prishtinës shënon numrin më të madh të të infektuarve.

Ndërkohë, numri i rasteve në Kosovë ka shkuar në 6917 ndërsa i viktimave në 169 që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus, ndërkaq numri i të shëruarve ka arritur në 3753.

XS
SM
MD
LG