Ndërlidhjet

Mbi 10 mijë të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut


Shkup, 22 korrik 2020
Shkup, 22 korrik 2020

Maqedonia e Veriut ka regjistruar mbi 10 mijë të infektuar me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, që nga paraqitja e rastit të parë më 27 shkurt të këtij viti.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën, janë regjistruar 152 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e të infektuarve në 10,086.

Viktima të reja nuk janë regjistruar, kështu që numri i të vdekurve mbetet 460.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh i tyre është në Shkup me 39 raste dhe Kumanova me 20 ndërsa numër më të vogël ka në 19 qytete tjera. Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, raste aktive janë 4,199.

Të dielën janë regjistruar edhe 70 persona të shëruar me çka numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 5,427.

Të dhënat i referohen testimit të 1,077 mostrave. Në Maqedoninë e Veriut deri tani janë realizuar 95,169 teste.

XS
SM
MD
LG