Ndërlidhjet

KE nënshkruan marrëveshje për 100 milionë euro kredi me Kosovën


Ilustrim.

Komisioni Evropian ka nënshkruar të enjten memorandum mirëkuptimi me Kosovën për ndarjen e 50 milionë eurove si asistencë makro-financiare, në mënyrë që lehtësohen pasojat e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Pjesa e dytë e fondeve të ndara si kredi afatgjate, që po ashtu ka vlerën e 50 milionë dollarëve do të mund të ndahet këtë vit apo të fillim të vitit të ardhshëm.

Pjesë e dokumentit të nënshkruar është thënë se janë masat për forcim të stabilitetit financiar, adresimi i papunësisë së të rinjve, përmirësimi i qeverisjes së mirë dhe luftën kundër korrupsionit.

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të ratifikojë këtë marrëveshje, në mënyrë që të hollat të kalojnë në menaxhim të autoriteteve të Kosovës.

Për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duhet miratimi 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, apo 80 vota.

XS
SM
MD
LG