Ndërlidhjet

Portugali: Dy persona vdesin pas daljes së trenit nga binarët


Foto nga arkivi.
Foto nga arkivi.

Një tren i shpejtë ka dalë nga binarët në zonën portugeze, Koimbra, duke lënë të vdekur dy persona, dhe duke plagosur të paktën 30 të tjerë.

Treni ka qenë duke udhëtuar drejt veriut kur është përplasur me një makinë të mirëmbajtjes së hekurudhave në qytetin Soure.

Kryetari i qytetit Soure, Mário Jorge, u ka thënë mediave portugeze se përplasja ka ndodhur rreth orës 15:30.

Autoriteti kombëtar për operacionet e shpëtimit i ka thënë agjencisë së lajmeve, Reuters se shërbimet e emergjencës janë në skenën e incidentit.

Në trenin, që është më i shpejti në Portugali, është thënë të kenë qenë 240 pasagjerë.

XS
SM
MD
LG