Ndërlidhjet

Kryeministri Hoti infektohet me koronavirus


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se është infektuar me koronavirusin e ri.

Në një postim në Facebook, Hoti tha se nuk ka simptoma, “përveç një kolle të lehtë”, duke shtuar se do të izolohet për dy javë.

Në Kosovë, edhe figura të tjera politike kanë njoftuar se janë të prekur nga sëmundja COVID-19. Ndër ta është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli si dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar të shtunën se është shëruar nga COVID-19, pasi në fillim të korrikut kishte njoftuar se ishte infektuar me koronaviurs.

Sipas të dhënave të fundit, deri më 2 gusht, në Kosovë janë regjistruar 8,799 raste me koronavirus. Prej tyre, 249 pacientë kanë vdekur dhe 4,863 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG