Ndërlidhjet

Shqipëri: Katër të vdekur dhe 124 raste të reja me COVID-19


Shqipëri, foto nga arkivi.
Shqipëri, foto nga arkivi.

Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit, katër pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 124 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, bën të ditur se shifrat e reja të të infektuarve me koronavirus, dalin pas testimit të 500 mostrave.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, viktimat janë një 76-vjeçare nga Shkodra dhe tre qytetarë nga Tirana; një 50-vjeçar; një 75-vjeçar dhe një i moshës 76-vjeçare.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka arritur në 6,275.

Prej tyre, 193 pacientë kanë vdekur dhe 3,268 janë shëruar. Ndërkaq, raste aktive janë 2,814.

Në spitalin “Shefqet Ndroqi”, që është i dedikuar për pacientët me COVID-19 (sëmundja që e shkakton koronavirusi), po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar me këtë sëmundje, ku 19 janë në terapi intensive, katër prej së cilëve janë të intubuar.

“Ndërkohë që në të dy spitalet për COVID-19, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID-19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

XS
SM
MD
LG