Ndërlidhjet

Instituti gjerman mohon njoftimin se në vjeshtë do të ketë vaksinë ndaj koronavirusit


Ilustrim.
Ilustrim.

Agjensia e shëndetit publik në Gjermani nuk pret që një vaksinë ndaj COVID-19 të vihet në dispozicion deri në vjeshtë, tha një zëdhënëse e agjencisë, duke tërhequr një raport të lëshuar më parë të mërkurën, për të cilin ajo tha se ishte botuar gabimisht.

Dokumenti, i cili tani është hequr nga faqja e internetit e Institutit Robert Koch, ishte një version i vjetër i një dokumenti që po punohet nga agjencia, shtoi ajo, raporton Reuters.

Në njoftimin e lëshuar, dhe i cili tashmë është fshirë, thuhej se një vaksinë e parë kundër koronavirusit mund të jetë në dispozicion qysh në vjeshtë, raporton Reuters.

Firma gjermane bioteknike BioNTech, e cila po punon me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer për një vaksinë të re, të martën përsëriti se synon të paraqesë kërkesën për autorizim emergjent qysh në tetor, nëse provat në vazhdim kanë sukses.

Gjithashtu, në të njëjten ditë, Rusia u bë vendi i parë në botë që dha miratimin për një vaksinë COVID-19, pa siguruar të dhëna për fazat e testimit, gjë që ngjalli shqetësime midis disa ekspertëve globalë të shëndetit.

XS
SM
MD
LG