Ndërlidhjet

Në Kosovë licencohen edhe 8 laboratore për testime serologjike


Ilustrim.
Ilustrim.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se janë licencuar edhe 8 institucione private shëndetësore për të kryer teste serologjike për COVID-19.

Përmes këtyre testeve, kuptohet nëse një person ka tejkaluar këtë virus, si dhe nëse trupi ka krijuar antitrupa kundër tij.

Ky është rrethi i tretë i licencimit, pasi më parë, leje për testime kishin marrë 38 laboratore.

Vetëm dy prej tyre mund të kryejnë teste PCR që përcaktojnë nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.

Më 12 gusht, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka thënë se do të jetë i pa kompromis nëse do të vërehen keqpërdorime apo çfarëdo kushti tjetër tregtar që eventualisht mund të vendoset nga institucionet shëndetësore private të licencuara për testim për COVID-19.

Në një konferencë për media, drejtori i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi tha se kanë kërkuar nga laboratorët privatë, të licencuar për kryerjen e testeve për COVID-19 që deri më 17 gusht të dorëzojnë listën e çmimeve të testeve serologjike dhe testeve me metodën PCR.

Institucionet private shëndetësore do të jenë të obliguara që çdo të hënë të dërgojnë qarkullimin javor në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës.

Ndryshe, disa laboratorë në Prishtinë, të licencuar për teste serologjike për koronavirus, kanë nisur punën dhe thonë se çmimet variojnë nga 25 deri në 50 euro, varësisht nga numri i testeve për antitrupa.

XS
SM
MD
LG