Ndërlidhjet

Dorëhiqet presidenti i Malit


Ish-presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keita.
Ish-presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keita.

Presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keita ka dhënë dorëheqjen, pasi u arrestua nga ushtarët të martën.

Në një fjalim Keita tha se ai gjithashtu po e shpërndanë qeverinë dhe parlamentin.

"Unë nuk dua që të derdhet gjak, për të më mbajtur në fuqi", shtoi ai.

Vendimi vjen disa orë pasi ai dhe kryeministri, Boubou Cisse u dërguan në një kamp ushtarak afër kryeqytetit Bamako, duke nxitur reagimin nga fuqitë rajonale dhe Franca.

Keita fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2018, por ekziston zemërimi i përhapur për korrupsionin, keqmenaxhimin e ekonomisë dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë, pasi dhuna xhihadiste dhe ndërmjet komuniteteve është në rritje.

XS
SM
MD
LG