Ndërlidhjet

OKB: Dhjetëra migrantë vdesin si pasojë e përmbytjes së anijes në Libi


Ilustrim.
Ilustrim.

Të paktën 45 migrantë, duke përfshirë pesë fëmijë, kanë vdekur si pasojë e përmbytjes së një anijeje në Libi, ka njoftuar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), transmeton BBC.

Viktimat kanë qenë në mesin e më shumë se 80 personave në bordin e anijes, e cila ka shpërthyer në gjirin e Zuaras, ka raportuar UNHCR.

Vdekjet janë raportuar nga 37 të mbijetuarit e shpëtuar prej disa peshkatarëve lokalë.

Si UNHCR-ja ashtu edhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim kanë bërë thirrje për kërkim dhe rritje të përpjekjeve të shpëtimit.

XS
SM
MD
LG