Ndërlidhjet

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny dyshohet se është helmuar


Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny.

Kritiku i zëshëm i Kremlinit, Aleksei Navalny gjendjet në kujdes intenstiv në një spital në Omsk, ku po trajtohet për helmim potencial, ka thënë zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh.

Navalny nuk është ndjerë mirë teksa është kthyer në Moskë nga qyteti siberian, Tomsk, çka ka rezultuar me ulje të paplanifikuar të aeroplanit në Omsk, po ashtu në Siberi, ka thënë Yarmysh në Twitter.

Navaly është “pavetëdije”, ka thënë ajo.

Sipas agjencisë së lajmeve, TASS, mjeku Aleksandr Murakhovsky, ka thënë se Navalny është “në gjendje të rëndë”.

“Ne dyshojmë se Aleksei është helmuar me diçka të përzier në çaj. Ajo ka qenë gjëja e vetme që ka pirë në mëngjes. Mjekët thonë se toksina ka reaguar më shpejt përmes ujit të ngrohtë”, ka thënë mes tjerash Yarmysh.

Navalny, kritik i madh i presidentit rus, Vladimir Putin, ka bërë përpjekje për shpërfaqje të korrupsionit në Rusi.

Ai është burgosur disa herë në vjetët e fundit, si dhe i është ndaluar të garojë për president, apo për kryetar të Moskës.

Yarmysh ka thënë se Navalny është helmuar edhe vitin e kaluar kur ka qenë në një qendër të paraburgimit.

“Ata i kanë bërë të njëjtën gjë edhe tani”, ka deklaruar ajo.

XS
SM
MD
LG