Protestuesit me fotografinë e Aleksei Navalny qëndrojnë para spitalit në Omsk, 20 gusht 2020. Policia verifikon disa prej tyre.
Zyrtarët shëndetësorë ruse kanë miratuar lejen e lëshimit nga spitali të aktivistit opozitar, Aleksei Navalny, i cili është në gjendje kome në një spital në Siberi pas dyshimeve për helmim.
Ai tani do të dërgohet në Gjermani për trajtim.
Familja dhe miqtë e Navalnyt kanë luftuar për transferimin e tij në Gjermani për trajtim urgjent, mirëpo mjekët rusë kanë refuzuar një gjë të tillë për ora të tëra, duke thënë se ai nuk është në gjendje të udhëtojë.
Megjithatë, më vonë gjatë ditës së premte, zyrtari i lartë i spitalit në Omsk, Anatoly Kalinichenko, u ka thënë mediave se Navalny mund të transferohet tani, meqë gjendja i është stabilizuar.
Transporti nga spitali rus pritet të bëhet brenda ditës është cituar të ketë thënë, Kalinichenko.
Mjekët gjermanë, që kanë arritur urgjent me një aeroplan në Rusi, i cili pritet ta dërgojë Navalnyn në spitalin Charite në Berlin, janë lejuar më herët gjatë ditës që ta kontrollojnë figurën opozitare ruse.
“Ne morëm vendim që mos kundërshtojmë transferimin e tij në një tjetër spital në atë që na kanë thënë familjarët e tij”, u ka thënë Kalinichenko gazetarëve.
Gruaja e tij, Yulia i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që ta mundësojë evakuimin e burrit të saj në Gjermani për trajtim.
Aktivisti kundër korrupsionit, 44-vjeçari, Aleksei Navalny, u sëmur më 20 gusht derisa ishte në një fluturim për në Moskë nga qyteti siberian Tomsk. Aeroplani u detyrua të bënte një ulje të paplanifikuar në Omsk, gjithashtu në Siberi, ku ai menjeherë u transportua me ambulancë në një spital.
Zëdhënësja e tij tha se ajo besonte se politikani ishte helmuar pasi e kishte pirë një çaj që e kishte blerë në aeroportin Tomsk.
Anatoly Kalinichenko, një mjek në Spitalin e Omsk 1, u tha gazetarëve më 21 gusht se "deri më tani asnjë helm nuk është identifikuar në gjak dhe urinë, dhe se nuk ka asnjë gjurmë të pranisë së tij".
Zëdhënësja, Kira Yarmysh, citoi bashkëpunëtorin e Navalny, Ivan Zhdanov, të thoshte se "një oficer policie në spital kishte thënë se në trupin e Aleksei u gjet një helm, i cili ishte i rrezikshëm jo vetëm për të, por edhe për ata që ishin rreth tij".
“Ne iu afruam përfaqësueses së policisë së transportit, e cila erdhi me telefon dhe e pyetëm çfarë subtance. Ajo tha se ky është një sekret i hetimit dhe nuk mund të flasim, por sipas saj kjo subtancë është vdekjeprurëse. Kjo substancë nuk paraqet rrezik vetëm për jetën e Aleksei por edhe të tjerëve rreth tij, të cilët duhet të kenë veshje mbrojtëse. Ajo nuk tha diçka tjetër. Nuk e dimë ende çfarë lloji i substancës është", ka thënë Zhdanov.
'Njeri shumë i guximshëm'
Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O'Brien, tha më 20 gusht se helmimi i dyshuar ishte "jashtëzakonisht shqetësues" dhe mund të ketë një ndikim në marrëdhëniet SHBA-Rusi.
"Ai është një njeri shumë i guximshëm. Ai është një politikan shumë i guximshëm dhe mendimet dhe lutjet tona janë me të dhe familjen e tij", tha O'Brien në një intervistë për Fox News.
Mjeku i Navalny, Yaroslav Ashikhmin tha se udhëheqësi i opozitës "duhet të evakuohet në Evropë" për t'u trajtuar pjesërisht sepse klinikat perëndimore kanë më shumë shanse të gjejnë substancën që mund të ketë shkaktuar helmimin e supozuar.
Kremlini tha se ishte në dijeni se kritiku i Putinit ishte i sëmurë, por tha që nuk kishte asnjë provë ende për të mbështetur pretendimet se ai ishte helmuar. Zëdhënësi i Kremlimit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se organet e zbatimit të ligjit do të fillojë një hetim nëse konfirmohet helmimi.
Kush është Aleksei Navalny?
Ai është bërë i njohur në publik duke bërë të ditur korrupsionin mes zyrtarëve publikë.
Ai është burgosur disa herë nga autoritetet, derisa partinë Rusia e Bashkuar të Putinit e konsideron “parti të hajdutëve”.
Më 2011, ai është arrestuar dhe burgosur për 15 ditë, pas protestave se ka pasur mashtrime me vota nga partia e Putinit në zgjedhjet parlamentare.
Përballjet nga afër të Navalnyt si figurë kryesore opozitare në Rusi
1/15Aleksei Navalny shihet në gjykatë në dhjetor të vitit 2011 pas arrestimit të tij gjatë një marshimi të paautorizuar kundër qeverisë në Moskë. Navalny u dënua me 15 ditë paraburgim për "rezistim ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit". Ishte e para nga ato që më vonë do të bëheshin një ndodhi e zakonshme për figurën e opozitës.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
2/15Një shenjë që shprehte mbështetje për Navalnyn e shkruar në pjesën e prapme të një kamioni jashtë qendrës së ndalimit, ku Navalny ishte duke u mbajtur pas arrestimit të tij në dhjetor të vitit 2011. Në shkurt 2011, Navalny, në një radio intervistë përshkroi partinë politike të Presidentit Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, si "partinë e mashtruesve dhe hajdutëve". Fraza u përdor gjerësisht nga grupet e opozitës.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
3/15Navalny shoqërohet për një seancë gjyqësore në Moskë në maj të vitit 2012. Ai u arrestua gjatë një mitingu të opozitës, një ditë pas inaugurimit të Putinit më 7 maj. Navalny u dënua me 15 ditë të tjera burgim për "pjesëmarrje në një ngjarje të jashtëligjshme publike".
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
4/15Një gazetar filmon apartamentin e Navalnyt në Moskës pasi u kontrollua nga policia më 11 qershor të vitit 2012. Policia ruse kontrolloi shtëpitë e disa drejtuesve të opozitës në mes të protestave të gjera antiqeveritare në pranverë dhe verë të vitit 2012.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
5/15 Persona të maskuar u larguan pasi kontrolluan zyrën e Navalnyt në Moskë, më 12 qershor 2012. Navalny u thirr për t'u marrë në pyetje nga policia, gjë që parandaloi pjesëmarrjen e tij në një protestë të planifikuar.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
6/15Navalny dhe gruaja e tij, Yulia, gjatë një pushimi në proceset gjyqësore në Kirov në korrik të vitit 2013. Navalny u akuzua për vjedhjen e 16 milionë rublave (500,000 dollarë) nga një firmë shtetërore e drurit. Ai hodhi poshtë akuzat si të pabazuara. Gjykata i shqiptoi një dënim me burg prej pesë vitesh e që më vonë u ulë në një dënim me kusht pas një proteste të gjerë publike.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
7/15 Navalny dhe vëllai i tij Oleg (brenda grilave) gjatë një seance gjyqësore në Moskë në dhjetor të vitit 2014. Dyshja u dënuan për vjedhjen e rreth 500,000 dollarëve nga firmat ruse gjatë marrëdhënieve biznesore që datonin vite më parë. Ata kundërshtuan akuzat. Dënimi i Aleksei Navalny u pezullua, por vëllai i tij vuajti një burg të plotë prej më shumë se tre vjetësh, duke u liruar në muajin qershor 2018.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
8/15Navalny duke u arrestuar pasi doli nga një radiostacion në Moskë në janar të vitit 2015. Pak më parë, Navalny kishte larguar një byzylyk elektronik që iu kërkua të vishte ndërsa ishte në arrest shtëpie për dënimin e tij të pezulluar në vitin 2014.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
9/15Navalny i ulur në një mjet transportues policie pasi u kap gjatë një tubimi masiv në Moskë në mars të vitit 2017. Ai u gjobit me 350 dollarë për pjesëmarrje në atë që autoritetet e quajtën një protestë të paligjshme.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
10/15 Navalny gjatë rrugës për në spital pasi u spërkat me ngjyrë të gjelbër nga sulmues të panjohur në Moskë në prill të vitit 2017. Gjatë sulmit ai pësoi djegie në sy.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
11/15Navalny largohet nga një burg në Moskë në tetor të vitit 2018, pasi vuajti 20 ditë burgim me akuzën e organizimit të protestave të paligjshme.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
12/15Policia ndalon Navalnyin gjatë një tubimi në mbështetje të gazetarit investigativ Ivan Golunov, i cili u arrestua nga policia dhe u akuzua për mbajtje droge me 12 qershor të vitit 2019.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
13/15Navalny, me sy të skuqur dhe të fryrë, ulet në një shtrat spitalor në Moskë më 29 korrik 2019, pasi nuk u ndje mirë në qelinë e tij, ndërsa po vuante një dënim me burg nën akuzën e thirrjes së një mitingu të paautorizuar. Ai tha se besonte se ishte helmuar. Mjekët thanë se kishte një "reaksion akut alergjik".
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
14/15Një qytetar shikon një video në mediat sociale ku Navalny shihet duke u transportuar në një barelë bartëse nga një ekip i ambulancës në Omsk pasi u rrëzua, i sëmurë rëndë nga ajo që dyshohej se ishte helmim derisa ishte në një fluturim nga Tomski për në Moskë më 20 gusht.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
15/15 Një mjek në një spital në Omsk u thotë gazetarëve se Navalny ishte vendosur në një gjendje kome të induktuar.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
Previous slide
Next slide
Navalny më vonë është burgosur edhe në korrik të vitit 2013, nën akuzat për përvetësim, të cilat i pati konsideruar politike.
Ai ka tentuar të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, mirëpo i është pamundësuar një gjë e tillë për shkak të dënimit paraprak për mashtrim, rast të cilin po ashtu e ka konsideruar të motivuar politikisht.
Në korrik të vitit 2019, ai është burgosur për 30 ditë, për mbajtje të protestave të paautorizuara.
Ai ishte sëmurë gjatë kohës në burg. Doktorët kanë thënë se ai ka pasur një sëmundje të lëkurës, ndonëse vetë Navalny ka thënë se nuk ka pasur kurrë alergji.
Doktori i tij ka sugjeruar se ai mund t’i jetë ekspozuar “ndonjë agjenti toksik”.
Edhe Navalny pati pretenduar se mund të jetë helmuar.
Për këtë arsye, Yarmysh ka thënë se beson që Navalny është helmuar sërish.
“Ata i kanë bërë të njëjtën gjë edhe tani”, ka deklaruar ajo.
Këtu dëgjohet zëri i Navalnyt duke bërtitur nga dhimbjet.
Udhëheqësi i departamentit ligjor të Fondacionit të Navalnyt, Vyacheslav Gimadi, ka shkruar në Twitter: Nuk ka dyshim se Navalny është helmuar për qëndrimet e tij politike dhe aktivitetin e tij”.
Avokatët e Navalnyt janë duke kërkuar hetime për tentim-vrasje, ka shtuar ai.