Ndërlidhjet

Kosova regjistron 10 viktima dhe 162 raste të reja me koronavirus


Ilustrim.
Ilustrim.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar në 24 orët e fundit 10 persona të vdekur me koronavirus, duke e çuar numrin total të viktimave në 448.

Të dhënat e së premtes kanë treguar edhe për 162 raste të reja të prekura nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, pas testimit të 584 mostrave.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPIK) ka raportuar për 12,168 të infektuar me këtë virus.

Deri më tani 8,149 pacientë janë shëruar, derisa aktualisht janë 3,571 raste aktive.

Përveç këtij Instituti në gjithë territorin e Kosovës deri më tani janë licencuar 87 laboratorë për kryerje të testeve serologjike dhe virologjike për sëmundjen COVID-19.

Përmes testit serologjik një person e kupton nëse është prekur në të kaluarën me koronavirus, apo nëse ka krijuar anti-trupa ndaj tij.

Testet virologjike – që aktualisht kryhen edhe në dy laboratore private në Kosovë - përcaktojnë nëse një person është i infektuar me koronavirus në kohën kur testohet.

XS
SM
MD
LG