Ndërlidhjet

Mjekët rusë pajtohen për evakuim të Navalnyt në Gjermani


Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny.

Zyrtarët shëndetësorë ruse kanë miratuar lejen e lëshimit nga spitali të aktivistit opozitar, Aleksei Navalny, i cili është në gjendje kome në një spital në Siberi pas dyshimeve për helmim.

Ai tani do të dërgohet në Gjermani për trajtim.

Familja dhe miqtë e Navalnyt kanë luftuar për transferimin e tij në Gjermani për trajtim urgjent, mirëpo mjekët rusë kanë refuzuar një gjë të tillë për ora të tëra, duke thënë se ai nuk është në gjendje të udhëtojë.

Megjithatë, më vonë gjatë ditës së premte, zyrtari i lartë i spitalit në Omsk, Anatoly Kalinichenko, u ka thënë mediave se Navalny mund të transferohet tani, meqë gjendja i është stabilizuar.

Transporti nga spitali rus pritet të bëhet brenda ditës është cituar të ketë thënë, Kalinichenko.

Mjekët gjermanë, që kanë arritur urgjent me një aeroplan në Rusi, i cili pritet ta dërgojë Navalnyn në spitalin Charite në Berlin, janë lejuar më herët gjatë ditës që ta kontrollojnë figurën opozitare ruse.

“Ne morëm vendim që mos kundërshtojmë transferimin e tij në një tjetër spital në atë që na kanë thënë familjarët e tij”, u ka thënë Kalinichenko gazetarëve.

Gruaja e tij, Yulia i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që ta mundësojë evakuimin e burrit të saj në Gjermani për trajtim.

Gruaja e Navalnyt kërkon transferimin e liderit opozitar rus në klinikë gjermane
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:14 0:00

Kremlini në anën tjetër ka thënë se vendimi për refuzim të transferimit në Gjermani është bazuar vetëm në gjendjen shëndetësore të Navalnyt.

XS
SM
MD
LG