Ndërlidhjet

Sulmuesi në Kristçërç kishte planifikuar një sulm të tretë


Brenton Tarrant gjatë paraqitjes në Gjykatë.

Burri që vrau 51 njerëz në dy xhami në Kristçërç të Zelandën e Re në vitin 2019 kishte në plan të sulmonte edhe një xhami të tretë, është thënë gjatë seancës gjyqësore ndaj tij.

Brenton Tarrant gjithashtu planifikoi të digjte xhamitë, duke dashur të "shkaktojë sa më shumë viktima".

Australiani u deklarua fajtor për 51 akuza për vrasje, 40 përpjekje për vrasje dhe një akuzë për terrorizëm.

Brenton Tarrant, 29 vjeç, përballet me burgim të përjetshëm - një dënim që nuk është shqiptuar kurrë më parë në Zelandën e Re.

Ai u përball me të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave në gjyq të hënën.

"Ju i dhatë vetes autorizimin për të marrë shpirtrat e 51 njerëzve të pafajshëm, krimi i tyre i vetëm - në sytë tuaj – ishte se ata ishin myslimanë", tha Maysoon Salama, djali i të cilit Atta Elayyan u vra gjatë sulmit, transmeton BBC.

Seanca dëgjimore pritet të zgjasë katër ditë, gjatë së cilës viktimat dhe familja e tyre do të paraqesin deklarata në gjykatë.

Tarrant gjithashtu do të lëshojë një deklaratë, por gjykatësi ka vendosur një kufizim në atë që media mund të raportojë në rast se ai nxit propagandë neo-naziste.

Sulmi ndaj dy xhamive më 15 mars të 2019, çoi në një reformë të ligjeve për pronësinë e armëve të zjarrit në Zelandën e Re, si dhe një fushatë globale që synonte eliminimin e përmbajtjes terroriste dhe të dhunshme ekstremiste në internet, pasi Tarrant e kishte postuar drejtëpërdrejt masakrën.

XS
SM
MD
LG