Ndërlidhjet

Kremlini: Hospitalizimi i Navalnyt nuk duhet të dëmtojë lidhjet me Perëndimin


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kremlini ka thënë se nuk dëshiron që hospitalizimi i liderit opozitar rus, Aleksei Navalny të dëmtojë marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Perëndimit, ndonëse ka refuzuar të thotë se Navalny është “helmuar” derisa ndonjë substancë të konfirmohet nga testet laboratorike.

“Natyrisht se nuk duam që kjo të ndodhë”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe shtete tjera perëndimore i kanë bërë thirrje Moskës që të nisë hetime për të kuptuar sesi është sëmurë Navalny teksa ka qenë në një fluturim komercial në Siberi javën e kaluar.

Këto thirrje kanë ardhur pasi mjekët gjermanë të spitalit Charite në Berlin kanë thënë se testimet e para flasin për helmim.

Të mërkurën Peskov ka pyetur gazetarët në mënyrë retorike, “si mund të flasim për helmim kur nuk ka helmim?”

“Ne jemi kundër secilit që tenton të bëjë ndonjë kategorizim në kushtet e tanishme, ne refuzojmë që ta quajmë këtë gjendje si rast të helmimit, derisa nuk konfirmohet përfundimisht”, ka thënë Peskov.

Më 25 gusht, Peskov ka pretenduar se mjekët gjermanë janë ngutur kur kanë përdorur shprehjen “helmim”.

Mirëpo mbështetësit e kritikut të Kremlinit besojnë se ai është helmuar pasi ka pirë një çaj në aeroportin e Tomskut në Siberi, para se të nisej për udhëtim.

XS
SM
MD
LG