Ndërlidhjet

Dha dorëheqje komisionari për Tregti i BE-së


Ursula von der Leyen dhe Phil Hogan
Ursula von der Leyen dhe Phil Hogan

Komisionari për Tregti i Bashkimit Evropian, Phil Hogan, dha dorëheqje të mërkurën vonë, pasi Qeveria e Irlandës – vendit prej nga vjen – e akuzoi për shkelje të udhëzimeve për mbrojtje nga koronavirusi.

Hogan ka marrë pjesë në një darkë, në një fushë golfi, me më shumë se 80 njerëz, në qarkun Galluej të Irlandës, më 19 gusht.

Ai po ashtu është kritikuar për mosrespektimin e rregullave të karantinës, pasi ka arritur nga Brukseli në Irlandë.

Hogan tha se nuk ka shkelur ndonjë ligj, por shtoi se “do të duhej të ishte më rigoroz” në zbatimin e udhëzimeve për frenimin e koronavirusit.

Në deklaratën e dorëheqjes, Hogan tha se i vjen keq që udhëtimi i tij në Irlandë "ka shkaktuar shqetësime të tilla".

"Përsëris kërkimfaljen time të përzemërt për popullin irlandez, për gabimet që kam bërë gjatë vizitës sime", shtoi ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ishte mirënjohëse për "punën e palodhshme të Hoganit si komisionar i Tregtisë".

XS
SM
MD
LG