Ndërlidhjet

Ukraina mbyll kufijtë për të huajt për shkak të koronavirusit


Pamje nga Kievi.

Qeveria ukrainase ka ashpërsuar masat e izolimit, duke përfshirë mbylljen e kufijve për të huajt, teksa tenton të parandalojë shpërthime të reja të koronavirusit.

Vendimi për mbyllje të kufijve, që hyn në fuqi më 28 gusht, është miratuar në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.

Përveç kësaj, masat e karantinës janë shtyrë edhe për dy muaj tjetër, deri më 31 tetor, derisa përgjatë kësaj periudhe edhe ndarja e shtetit në zona do të vazhdojë të realizohet.

“Rritja e numrit të rasteve në javët e fundit na ka detyruar neve të veprojmë me më vendosmëri”, ka thënë kryeministri, Denys Shmygal.

Të huajve që kanë leje të punës në Ukrainë dhe atyre që kalojnë transit nëpër këtë shtet, për më pak se dy ditë, do t’iu mundësohet hyrja.

Në këtë shtet do të mund të hyjnë edhe studentët e huaj, personeli ushtarak si dhe punëtorë të organizatave ndërkombëtare.

Deri më 28 gusht, Ukraina ka regjistruar 114,500 persona të infektuar me koronavirus, dhe më shumë se 2,450 viktima.

Në vetëm 24 orët e fundit, këtij shteti i janë shtuar 2,438 raste të reja të infektimit.

XS
SM
MD
LG