Ndërlidhjet

Abazoviq: Mali i Zi nuk do të bëhet as Sparta Serbe, as pjesë e Shqipërisë së Madhe


Dritan Abazoviq

Udhëheqësi i koalicionit zgjedhor “E zeza në të bardhë” në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka kompromis me interesat kombëtare të Malit të Zi dhe se ky vend mund të zhvillohet vetëm si shtet qytetar, i orientuar për t'u bërë anëtar i Bashkimit Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur.

Abazoviq tha në një konferencë për media në Podgoricë se statusi i anëtarit në NATO dhe pavarësia e Malit të Zi janë çështje të padiskutueshme.

“Nga këto postulate nuk do të lëvizet asnjë milimetër. Kush nuk e do një shtet të tillë, nuk mund të jetë partner i koalicionit ‘E zeza në të bardhë’. Mali i Zi nuk do të bëhet kurrë Sparta Serbe, as krahinë e Shqipërisë së Madhe, as e Serbisë së Madhe, as e ndonjë shteti tjetër", tha Abazoviq - i cili është shqiptar - dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi.

Fronti Demokratik, një nga anëtarët e koalicionit opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, që, sipas rezultateve paraprake, ka fituar shumicën e mandateve, e ka kundërshtuar fuqishëm anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe ka thënë se do ta rishikojë këtë çështje kur të marrë pushtetin.

Opozita malazeze ka rënë dakord mbi parimet e qeverisë së re

I pyetur nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë nëse marrëveshja e tri koalicioneve, përfshirë “Të zezën në të bardhë”, parasheh që të mos ketë diskutim për statusin në NATO, Abazoviq u përgjigj pozitivisht.

“Këto janë obligimet tona ndërkombëtare. Nuk mund të ndërtojmë një shtet serioz dhe të mos jemi seriozë në politikën ndërkombëtare. Kjo nuk do të ndodhë derisa të pyetet ky koalicion. Kjo çështje është më e theksuar në Mal të Zi sesa në bashkësinë ndërkombëtare", tha Abazoviq, për të shtuar se nuk do të ketë ndryshime në kursin e politikës së jashtme, por vetëm përmirësime të segmenteve në politikën e jashtme.

Çfarë ndodh pas zgjedhjeve në Mal të Zi?

Duke komentuar deklaratat e kundërshtarëve të tij, se në koalicion me Frontin Demokratik, do të sjellë në pikëpyetje pavarësinë e Malit të Zi, Abazoviq tha:

“Do të doja të më shikonte në sy ai malazi që mendon se dikush prej këtyre njerëzve, në çfarëdo mënyre, do ta rrezikojë sovranitetin. Ne kemi luftuar për sovranitet, ne ua kemi kthyer qytetarëve sovranitetin”.

XS
SM
MD
LG