Ndërlidhjet

Dy zyrtarë kryesorë të opozitës bjelloruse janë larguar nga vendi, një tjetër raportohet të jetë arrestuar


Zyrtarja e opozitës bjelloruse, Maryya Kalesnikava.
Zyrtarja e opozitës bjelloruse, Maryya Kalesnikava.

Zyrtarët dhe dëshmitarët okularë thonë se një organizatore kryesore e protestave të opozitës u arrestua në kufirin me Ukrainën herët më 8 shtator, derisa thirrjet ndërkombëtare janë shtuar ndaj Minskut për të dhënë përgjigje mbi rrëmbimin e saj të dyshuar dhe zhdukjet e tjera të kritikëve të presidentit, Alyaksandr Lukashenka.

Maryya Kalesnikava thuhet se arriti në pikën e kontrollit kufitar Alyaksandrauka rreth orës 5:00 në mëngjes në një makinë me dy organizatorë të tjerë të opozitës që u zhdukën një ditë më parë, sekretarin e shtypit të Këshillin Koordinues, Anton Randyonkau dhe sekretarin ekzekutiv Ivan Krautsouat.

Të tre janë figurat kryesore në Këshillin Koordinues që ka bërë presion për një tranzicion paqësor të pushtetit, që kur zyrtarët e zgjedhjeve shpallën presidentin Alyaksandr Lukashenka fitues të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 9 gusht.

Opozita thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara, dhe që nga përfundimi i tyre ka organizuar protesta, të cilat në shumë raste janë shtypur nga ana e autoriteteve të sigurisë.

Anëtarja e kryesisë së Këshillit Koordinues, Maryya Kalesnikava, sekretari i shtypit, Anton Randyonkau dhe sekretari ekzekutiv Ivan Krautsou mbërritën në pikën kufitare të Alyaksandrauka në rajonin Homel me të njëjtën makinë rreth orës 5:00 të mëngjesit më 8 shtator.

Fillimisht u raportua se ata ishin zhdukur, duke nxitur reagime nga Bashkimi Evropian se regjimi i bjellorus ishte duke përdorur rrëmbimin dhe frikësimin për të shuar protestat.

Deri më tani mijëra njerëz janë arrestuar, përfshirë gazetarë.

Anëtarët e Këshillit Koordinues dhe organi i tij vendimmarrës janë thirrur nga policia dhe në disa raste janë dënuar me burg.

Kandidatja e opozitës në zgjedhjet e muajit të kaluar ishte Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila iku në Lituani disa ditë pas votimit.

Lukashenka, i cili ka shërbyer pesë mandate tashmë, ka refuzuar të mbajë bisedime me kundërshtarët e tij dhe ka hedhur poshtë thirrjet për të mbajtur një zgjedhje të reja.

XS
SM
MD
LG