Ndërlidhjet

Kina dhe India me akuza të ndërsjella për incidentin kufitar


Ushtarët indianë në kufirin me Kinën.
Ushtarët indianë në kufirin me Kinën.

India dhe Kina kanë bërë akuza të ndërsjella për veprime ushtarake në zonën e tyre kufitare të kontestuar, pas të shtënave paralajmëruese, derisa bisedimet për uljen e tensioneve po vazhdojnë midis dy fqinjëve që posedojnë armë bërthamore.

Ministria e Jashtme kineze akuzoi trupat indiane për kalimin e paligjshëm të vijës kufitare dhe të shtënat paralajmëruese në incidentin e 8 shtatorit.

Nuk raportohet për viktima.

Zyrtarët indianë i hodhën poshtë akuzat dhe thanë se trupat kineze kishin kryer një "provokim të rëndë" duke u përpjekur të rrethonin një post ushtarak dhe duke qëlluar me të shtëna paralajmëruese.

Tensionet në rajonin Ladak filluan në muajin maj. Ministrat e mbrojtjes të Kinës dhe Indisë diskutuan për situatën më 4 shtator, por nuk arritën sukses në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Incidenti i fundit ndodhi afër liqenit Pangong në një zonë të njohur nga kinezët si Shenpaoshan dhe Çushul nga pala indiane.

Koloneli Aman Anand, një zëdhënës i ushtrisë indiane, akuzoi Kinën për vazhdimin e "aktiviteteve provokuese për të përshkallëzuar" situatën.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG