Ndërlidhjet

Gjermania pritet të pranojë 1,500 refugjatë nga ishujt grekë

Refugjatë dhe migrantë të kampit Moria.
Refugjatë dhe migrantë të kampit Moria.

Gjermania planifikon të ofrojë strehim për 1,500 migrantë që aktualisht janë në ishujt grekë, kanë thënë disa burime qeveritare për agjencinë e lajmeve AFP, ndërkohë që çështja e ndjeshme e migrantëve është përfshirë sërish në agjendën politike të Bashkimit Evropian, pasi një zjarr ka shkatërruar një kamp të stërngarkuar të migrantëve në ishullin grek Lesbos.

Rreth 12,000 ish-banorë të kampit Moria në Greqi janë duke jetuar aktualisht në ndërtesa të braktisura, apo rrugë, pasi kampi është shkatërruar më 8 shtator.

Teksa rritet presioni ndaj bllokut evropian për ta bërë punën e tij, Berlini veçse i është bashkuar iniciativës evropiane për të strehuar 400 fëmijë të pashoqëruar të këtij kampi.

Të pastrehët e ishullit Lesbos

Pamje nga kampi i shkatërruar Moria.
1/12 Pamje nga kampi i shkatërruar Moria.
Një helikopter shihet duke tentuar të shuajë zjarret në ishullin Lesbos.
2/12 Një helikopter shihet duke tentuar të shuajë zjarret në ishullin Lesbos.
Disa migrantë tentojnë të furnizohen me domate pas zjarrit që i ka lënë pa kulm mbi kokë.
3/12 Disa migrantë tentojnë të furnizohen me domate pas zjarrit që i ka lënë pa kulm mbi kokë.
Një zjarrfikëse shihet duke tentuar të shuajë zjarret në kampin Moria.
4/12 Një zjarrfikëse shihet duke tentuar të shuajë zjarret në kampin Moria.
Disa migrantë shihen duke u larguar nga ambientet e kampit teksa mbajnë në duar fëmijë të vegjël.
5/12 Disa migrantë shihen duke u larguar nga ambientet e kampit teksa mbajnë në duar fëmijë të vegjël.
Pamje të kampit të shkatërruar në Greqi.
6/12 Pamje të kampit të shkatërruar në Greqi.
Migrantë tjerë duke ikur nga kampi.
7/12 Migrantë tjerë duke ikur nga kampi.
Një djalosh shihet duke mbajtur disa shishe me ujë teksa migrantët ikin nga kampi Moria.
8/12 Një djalosh shihet duke mbajtur disa shishe me ujë teksa migrantët ikin nga kampi Moria.
Një grua shihet me foshnjën e saj duke ikur nga kampi grek.
9/12 Një grua shihet me foshnjën e saj duke ikur nga kampi grek.
Refugjatët dhe migrantët shihen duke fjetur në qiell të hapur, pas shkatërrimit të kampit.
10/12 Refugjatët dhe migrantët shihen duke fjetur në qiell të hapur, pas shkatërrimit të kampit.
Një çift i mbështjellur shihet duke shikur migrantë tjerë që kanë mbetur të pastrehë.
11/12 Një çift i mbështjellur shihet duke shikur migrantë tjerë që kanë mbetur të pastrehë.
Disa migrantë shihen të fshehur nëpër drunj për të kaluar natën, në mungesë të strehimit adekuat.
12/12 Disa migrantë shihen të fshehur nëpër drunj për të kaluar natën, në mungesë të strehimit adekuat.
Previous slide
Next slide

Mirëpo përveç 150 fëmijëve tjerë, Gjermania po ashtu planifikon të mirëpresë familjet me fëmijë që tashmë kanë siguruar statusin e refugjatit dhe mund të mos jenë nga kampi Moria, është cituar një plan i miratuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer.

Ky plan është thënë të jetë krijuar pasi qytetet gjermane i kanë bërë thirrje Berlinit që të bëjë më shumë.

Qeveria e Merkelit ka insistuar se duhet të gjendet një zgjidhje evropiane për këtë çështje në vend të individualitetit.

Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë në Athinë, teksa ka takuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, se BE-ja duhet të ofrojë “përgjigje të fuqishme dhe efikase” për problemin e migrimit.

Greqia është duke rritur përpjekjet për të krijuar strehim të përkohshëm, ndërkohë që banorët lokalë janë duke u përgatitur për mbajtje të protestave kundër migrimit.

Të martën, ministria greke për Migrim ka thënë se rreth 800 banorë të kampit Moria janë strehuar në vendbanime të përkohshme në Lesbos.

Prej tyre, 21 kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus, ka thënë kjo ministri.

XS
SM
MD
LG