Ndërlidhjet

Beatles-at e IS-it akuzohen në SHBA për vdekjet e pengjeve


El Shafee el-Sheikh (majtas) and Alexanda Kotey.

Dy ish-britanikë, pjesëtarë të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik (IS), janë akuzuar në Shtetet e Bashkuara me akuza për terrorizëm, për shkak të vrasjes së katër pengjeve amerikane.

Alexanda Kotey dhe El Shafee Elsheikh janë akuzuar për pjesëmarrje në një qelizë të IS-it të njohur si "The Beatles", të angazhuar për kidnapime në Irak dhe Siri.

Dyshja dyshohet se ka qenë pjesë e kësaj qelize të IS-it, të emëruar sipas grupit britanik pop të viteve 1960, për shkak të theksit britanik.

Ata tani janë në mbajtje të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), dhe do të paraqiten në gjykatën federale amerikane në Virxhinia më vonë.

Të dy burrat, që kanë qenë të mbajtje të SHBA-së në Irak, paraprakisht kanë hedhur poshtë akuzat.

Asistent-Prokurori i Përgjithshëm amerikan, John Demers, ka thënë në një konferencë për media se, akuzat “janë rezultat i shumë vjetëve të punës së vështirë në kërkim të drejtësisë”, për amerikanët e vdekur, - James Foley, Steven Sotloff, Kayla Mueller dhe Peter Kassig.

Teksa u është adresuar familjeve të viktimave, ai ka thënë: Ndonëse nuk mund t’i kthejmë mbrapsht fëmijët tuaj, ne do të bëjmë gjithë çfarë mundemi: drejtësi për ata, për ju, dhe për të gjithë amerikanët.

Akuzat bartin dënim maksimal, apo burgim të përjetshëm.

Viktimave – që kanë përfshirë gazetarë amerikanë dhe punëtorë për ndihma, amerikanë dhe britanikë – u është prerë koka dhe vdekjet e tyre janë publikuar në rrjetet sociale.

Kotey dhe Elsheikh, me prejardhje nga Londra perëndimore, u pamundësuar e drejta e shtetësisë britanike.

XS
SM
MD
LG