Ndërlidhjet

Trump refuzon të marrë pjesë në debat virtual me Bidenin


Pamje nga debati i parë presidencial.
Pamje nga debati i parë presidencial.

Debati i dytë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe kandidatit demokrat për president, Joe Biden, do të mbahet virtualisht, ka njoftuar Komisioni për Debate Presidenciale.

Megjithatë presidenti Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë në një format të tillë debati.

“Nuk do të marr pjesë në debat virtual. Nuk do të humb kohën time në debat virtual”, është cituar të ketë thënë ai për Fox Business.

Debati i dytë në mes të dy rivalëve është planifikuar të mbahet të enjten e javës së ardhshme.

Ky vendim vjen pasi presidenti Trump vazhdon të trajtohet për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë.

Mjeku i tij ka thënë se ai nuk ka pasur simptoma për më shumë se 24 orë.

Natën e kaluar është mbajtur debati i parë në mes të dy kandidatëve për pozitën e zëvendës-presidentit në Shtetet e Bashkuara.

Kandidatja demokrate për këtë pozitë, Kamala Harris, është përballur me nënpresidentin aktual të SHBA-së, Mike Pence, për një varg çështjesh, ndonëse koronavirusi ka qenë në qendër të tyre.

Hollësitë rreth debatit Pence-Harris i gjeni këtu:

XS
SM
MD
LG