Ndërlidhjet

Çekia, për të tretën ditë radhazi, me shifër rekorde rastesh me koronavirus


Pragë, Republika Çeke
Pragë, Republika Çeke

Republika Çeke njoftoi për 5,394 raste të reja me koronavirus, të regjistruara të enjten.

Kjo është shifra e tretë rekorde me radhë në vendin me 10.7 milionë banorë.

“Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 100,757”, njoftoi Ministria çeke e Shëndetësisë të premten.

Sipas të dhënave të saj, numri i viktimave në vend ka arritur në 869.

Këtë javë, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve vlerësoi se rritja e numrit të të infektuarve në Çeki është më e shpejta në Evropë.

Nga 5 tetori, ky vend ka rikthyer gjendjen e jashtëzakonshme, duke kufizuar tubimet e njerëzve në 20 vetë jashtë dhe 10 vetë brenda, duke ndaluar pjesëmarrjen e audiencave në ngjarjet sportive, duke mbyllur shkollat e mesme dhe duke kërkuar nga studentët e mjekësisë të ndihmojnë në spitale.

Autoritetet pritet të shpallin të premten masa të reja kufizuese.

Çekia, fillimisht, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në mars, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, dhe e ka hequr atë dy muaj më vonë.

XS
SM
MD
LG