Ndërlidhjet

Programi Botëror për Ushqim fiton Çmimin Nobel për Paqe


Ilustrim.

Programi Botëror për Ushqim i Kombeve të Bashkuara, ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2020, për përpjekjet e tij për të luftuar urinë në botë, ka thënë Komiteti Norvegjez i Nobelit më 9 tetor.

Në njoftimin e këtij Komiteti është thënë se ky Program është shpërblyer për “përmirësim të kushteve për paqe në zonat e konfliktit dhe për shkak të të vepruarit si shtysë në përpjekjet për të parandaluar përdorimin e urisë, si armë për luftë dhe konflikt”.

Çmimi kap vlerën e 1.1 milion dollarëve.

Fituesi i 101-të i këtij Çmimi është bërë i ditur nga Instituti Novergjez i Nobelit në Oslo.

Një zëdhënës i Programit Botëror të Ushqimit ka thënë se po përjetojnë “moment të krenarisë”.

Programi Botëror i Ushqimit vlerësohet se u ndihmon 97 milionë njerëzve nga 88 shtete të botës.

Më 11 shtator, deputeti i Parlamentit të Suedisë, nga radhët e Partisë Demokristiane, Magnus Jakobson, ka nominuar Qeverinë e Kosovës, atë të Shteteve të Bashkuara dhe të Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe.

Më herët gjatë javës janë ndarë Çmimet Nobel edhe për: fizikë, kimi, mjekësi dhe letërsi.

XS
SM
MD
LG