Ndërlidhjet

Armenia dhe Azerbajxhani sfidojnë armëpushimin, vazhdojnë luftimet


Nagorno Karabak

Armenia dhe Azerbajxhani i vazhduan luftimet në dhe përreth rajonit të kontestueshëm të Nagorno Karabakut, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për zbatimin e një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha të martën se situata në disa pjesë të zonës së konfliktit ka qenë e tensionuar gjatë natës dhe i akuzoi forcat e armatosura armene për bombardimin e qarkut Tartar, këtë mëngjes.

Ministria armene e Mbrojtjes i mohoi akuzat, duke pretenduar se pala azerbajxhanase "i rifilloi aksionet e shoqëruara me zjarr nga artileria”.

Nagorno Karabaku është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por qeveriset dhe është i populluar nga armenët etnikë.

Qindra ushtarë dhe civilë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve në dhe përreth rajonit, më 27 shtator.

Marrëveshja e armëpushimit është arritur në Moskë më 10 tetor dhe synonte t’i lejonte forcat etnike armene dhe ato azerbajxhanase t’i shkëmbejnë të burgosurit dhe trupat e njerëzve të vrarë në luftime.

Dy ish-republikat sovjetike, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë zhvilluar një luftë për rajonin e Nagorno Karabakut edhe më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë.

Por, është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit.

XS
SM
MD
LG