Ndërlidhjet

Lufta Armeni-Azerbajxhan: Ka armëpushim, nuk ka armëpushim

Shkatërrimet në Azerbajxhan pas sulmeve me raketa.
Shkatërrimet në Azerbajxhan pas sulmeve me raketa.

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëra-tjetrën për shkeljen e një armëpushimi të ri humanitar. Armëpushimi hyri në fuqi më 26 tetor.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se armëpushimi u shkel dy herë nga bombardimet e forcave azerbajxhanase.

Kryeministri armen, Nikoll Pashinian, tha se pala armene "vazhdon të respektojë rreptësisht regjimin e armëpushimit".

Por, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se forcat e saj gjithashtu po respektonin armëpushimin duke shtuar se forcat armene e "kishin shkelur atë".

Bukë falas në Nagorno Karabak

Një bllok banesash, pothuajse i zbrazur në Stepanakert më 20 tetor. Stepanakert ishte shtëpi e mbi 55,000 personave, shumica armenë etnikë, përpara se të nisnin luftimet ndërmjet forcave armene dhe azerbajxhanase më 27 shtator. Që atëherë, shumë banorë janë larguar ky rajon i shkëputur për në Armeni. Rajoni i Nagorno Karabakut ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit.

1/10 Një bllok banesash, pothuajse i zbrazur në Stepanakert më 20 tetor. Stepanakert ishte shtëpi e mbi 55,000 personave, shumica armenë etnikë, përpara se të nisnin luftimet ndërmjet forcave armene dhe azerbajxhanase më 27 shtator. Që atëherë, shumë banorë janë larguar ky rajon i shkëputur për në Armeni. Rajoni i Nagorno Karabakut ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit.

Një furrë buke në Stepanakert po punon 24-orë në ditë, që banorët lokalë, që vazhdojnë të jenë në këtë qytet të Nagorno Karabakut të kenë bukë, teksa luftimet mbi këtë rajon të shkëputur po vazhdojnë.
Punëtorët në një furrë në Stepanakert duke bërë bukë më 21 tetor. Pronarët e kësaj furre janë armenë etnikë. Ata po shpërndajnë falas bukë 700-gramëshe për personat që vazhdojnë të jetojnë në këtë qytet.

2/10 Punëtorët në një furrë në Stepanakert duke bërë bukë më 21 tetor. Pronarët e kësaj furre janë armenë etnikë. Ata po shpërndajnë falas bukë 700-gramëshe për personat që vazhdojnë të jetojnë në këtë qytet.

Një furrë buke në Stepanakert po punon 24-orë në ditë, që banorët lokalë, që vazhdojnë të jenë në këtë qytet të Nagorno Karabakut të kenë bukë, teksa luftimet mbi këtë rajon të shkëputur po vazhdojnë.
Një burrë duke dalë nga furra, ku ka marrë bukë taze.

3/10 Një burrë duke dalë nga furra, ku ka marrë bukë taze.

Një furrë buke në Stepanakert po punon 24-orë në ditë, që banorët lokalë, që vazhdojnë të jenë në këtë qytet të Nagorno Karabakut të kenë bukë, teksa luftimet mbi këtë rajon të shkëputur po vazhdojnë.
Lena Ghevondian, furrtarja 55-vjeçare, thotë se që prej kur nisën luftimet në fund të shtatorit, ajo po punon në këtë furrë 12-orë në ditë.

4/10 Lena Ghevondian, furrtarja 55-vjeçare, thotë se që prej kur nisën luftimet në fund të shtatorit, ajo po punon në këtë furrë 12-orë në ditë.

Një furrë buke në Stepanakert po punon 24-orë në ditë, që banorët lokalë, që vazhdojnë të jenë në këtë qytet të Nagorno Karabakut të kenë bukë, teksa luftimet mbi këtë rajon të shkëputur po vazhdojnë.
Ghevondian (majtas) punon së bashku me kolegët e saj. Djali 20-vjeçar i furrtares të kësaj furre gjendet në vijën e parë të frontit në Nagorno Karabak. Ajo tha për agjencinë AFP: “Nëse djali im është këtu, si mund të largohem unë (nga Stepanakert)? Nuk kërkoj asgjë. Shtëpia mund të shkatërrohet, por unë dua që djali im të jetë pranë meje”.

5/10 Ghevondian (majtas) punon së bashku me kolegët e saj. Djali 20-vjeçar i furrtares të kësaj furre gjendet në vijën e parë të frontit në Nagorno Karabak. Ajo tha për agjencinë AFP: “Nëse djali im është këtu, si mund të largohem unë (nga Stepanakert)? Nuk kërkoj asgjë. Shtëpia mund të shkatërrohet, por unë dua që djali im të jetë pranë meje”.

Një furrë buke në Stepanakert po punon 24-orë në ditë, që banorët lokalë, që vazhdojnë të jenë në këtë qytet të Nagorno Karabakut të kenë bukë, teksa luftimet mbi këtë rajon të shkëputur po vazhdojnë.
Punëtorët e kësaj furre bëjnë gati brumin për bukë.

6/10 Punëtorët e kësaj furre bëjnë gati brumin për bukë.

Një furrë buke në Stepanakert po punon 24-orë në ditë, që banorët lokalë, që vazhdojnë të jenë në këtë qytet të Nagorno Karabakut të kenë bukë, teksa luftimet mbi këtë rajon të shkëputur po vazhdojnë.
Armen Saghian, 31 vjeç, është pronari i furrës që tashmë punon non-stop me qëllim që të furnizojë me bukë armenët etnikë në Stepanakert. Furra e Saghian u jep falas bukë banorëve të këtij qyteti, që është kryesori në Nagorno Karabak.

Saghian thotë: “Që nga dita e parë e luftës ne vendosëm që t’u japim falas bukë banorëve dhe të bëjnë bukë edhe për ushtrinë... Ne nuk kemi probleme financiare. Ne pranojmë telefonata nga institucionet që dëshirojnë të na ndihmojnë, por ne nuk kemi nevojë për ndihmë. Nëse do të kemi nevojë, do të kërkojmë ndihmë”, tha ai, por nuk tregoi se cili ishte burimi i financimit të furrës së tij.
7/10 Armen Saghian, 31 vjeç, është pronari i furrës që tashmë punon non-stop me qëllim që të furnizojë me bukë armenët etnikë në Stepanakert. Furra e Saghian u jep falas bukë banorëve të këtij qyteti, që është kryesori në Nagorno Karabak.
Saghian thotë: “Që nga dita e parë e luftës ne vendosëm që t’u japim falas bukë banorëve dhe të bëjnë bukë edhe për ushtrinë... Ne nuk kemi probleme financiare. Ne pranojmë telefonata nga institucionet që dëshirojnë të na ndihmojnë, por ne nuk kemi nevojë për ndihmë. Nëse do të kemi nevojë, do të kërkojmë ndihmë”, tha ai, por nuk tregoi se cili ishte burimi i financimit të furrës së tij.
Një furrë buke në Stepanakert po punon 24-orë në ditë, që banorët lokalë, që vazhdojnë të jenë në këtë qytet të Nagorno Karabakut të kenë bukë, teksa luftimet mbi këtë rajon të shkëputur po vazhdojnë.
Banorët e Stepanakert duke marrë bukë në furrë.

8/10 Banorët e Stepanakert duke marrë bukë në furrë.

Një furrë buke në Stepanakert po punon 24-orë në ditë, që banorët lokalë, që vazhdojnë të jenë në këtë qytet të Nagorno Karabakut të kenë bukë, teksa luftimet mbi këtë rajon të shkëputur po vazhdojnë.
Një burrë me maskë mban në duar disa bukë. Përveç konfliktit të armatosur për Nagorno Karabakun, Armenia dhe Azerbajxhani po përballen edhe me rritjen e rasteve të reja me koronavirusin e ri.

9/10 Një burrë me maskë mban në duar disa bukë. Përveç konfliktit të armatosur për Nagorno Karabakun, Armenia dhe Azerbajxhani po përballen edhe me rritjen e rasteve të reja me koronavirusin e ri.

Një furrë buke në Stepanakert po punon 24-orë në ditë, që banorët lokalë, që vazhdojnë të jenë në këtë qytet të Nagorno Karabakut të kenë bukë, teksa luftimet mbi këtë rajon të shkëputur po vazhdojnë.
Kjo furrë në Stepanakert bën edhe dërgesa të bukës te personat që nuk mund të vijnë fizikisht në këtë furrë. Një prej personave që bën transportin e bukës tha: “Ne bëjmë dërgesa të tilla çdo ditë – kurdo që njerëzit kanë nevojë për bukë – të paktën gjashtë deri tetë herë në ditë... Rrezik ka gjithkund, por ne mundohemi që të dërgojmë bukë kudo që mundemi”.
10/10 Kjo furrë në Stepanakert bën edhe dërgesa të bukës te personat që nuk mund të vijnë fizikisht në këtë furrë. Një prej personave që bën transportin e bukës tha: “Ne bëjmë dërgesa të tilla çdo ditë – kurdo që njerëzit kanë nevojë për bukë – të paktën gjashtë deri tetë herë në ditë... Rrezik ka gjithkund, por ne mundohemi që të dërgojmë bukë kudo që mundemi”.
Një furrë buke në Stepanakert po punon 24-orë në ditë, që banorët lokalë, që vazhdojnë të jenë në këtë qytet të Nagorno Karabakut të kenë bukë, teksa luftimet mbi këtë rajon të shkëputur po vazhdojnë.
Previous slide
Next slide

Akuzat e ndërsjella vijnë pas një deklarate të përbashkët nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe dy qeverive, më 25 tetor, ku u tha se të dyja palët janë angazhuar për armëpushimin.

Kjo është përpjekja e tretë për të vendosur një armëpushim, pas katër javësh luftimesh.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua me ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit, në Uashington, dy ditë më parë, për t’i nxitur ata në drejtim të paqes.

Më 25 tetor, presidenti amerikan, Donald Trump, përshëndeti angazhimin e palëve për armëpushimin.

“Urime kryeministrit armen, Nikoll Pashinyan dhe presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, të cilët sapo ranë dakord t'i përmbahen armëpushimit. Shumë jetë do të shpëtohen", tha Trump në Twitter, duke lavdëruar Pompeon dhe ekipin e tij për "arritjen e marrëveshjes".

Luftimet e fundit në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut – që nisën më 27 shtator – kanë lënë të vrarë të paktën 1000 ushtarë dhe civilë dhe këto luftime po konsiderohen si më të ashprat që prej armëpushimit të vitit 1994, që i dha fund luftës ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit për statusin e rajonit të Nagorno Karabakut.

Nagorno Karabaku ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por ky rajon kontrollohet nga armenët etnikë – që kanë mbështetjen e Jerevanit – që prej vitit 1994.

XS
SM
MD
LG