Ndërlidhjet

Senati konfirmon emërimin e Amy Coney Barrett në Gjykatën Supreme


Amy Coney Barrett gjatë betimit pas konfirmimit të Senatit si gjyqtare e Gjykatës Supreme në SHBA

Senati amerikan konfirmoi emërimin e Amy Coney Barrett si gjyqtare në Gjykatën Supreme, përmes një votimi më 26 tetor.

Emërimi i saj pritet të ndryshojë ekuilibrin e gjykatës - 6 konservatorë, 3 liberalë - duke e ndryshuar potencialisht edhe drejtimin e saj ideologjik për dekadat që do të vijnë.

Kjo po konsiderohet edhe si fitore politike e presidentit amerikan, Donald Trump.

Trump e përshëndeti konfirmimin e saj duke e quajtur atë një grua me "bujari, besim dhe karakter të shkëlqyeshëm" gjatë një ceremonie betimi në Shtëpinë e Bardhë, menjëherë pas votimit.

"Kjo është një ditë e rëndësishme për Amerikën, për Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara dhe për sundimin e drejtë dhe të paanshëm të ligjit", tha presidenti.

Pesë gjëra që duhet t’i dini për të nominuaren e Gjykatës Supreme në SHBA
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:05:02 0:00

Barrett bëri dy betimet e para që i duhen për t'u bashkuar zyrtarisht në gjykatë. Gjyqtari Clarence Thomas, anëtari më jetëgjatë i gjykatës, lexoi betimin ndërsa Barret mbajti dorën e djathtë lartë dhe e vendosi të majtën në një Bibël.

Betimi i dytë do të administrohet privatisht nga Kryetari i Gjykatës Supreme, John Roberts, më 27 tetor.

Votimi në Senat kaloi me me 52 vota për dhe 48 kundër.

Demokratët e kanë kundërshtuar nominimin, i cili, sipas tyre, është bërë shumë pranë zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

XS
SM
MD
LG