Ndërlidhjet

Filadelfia përfshihet nga protestat, pas të shtënave fatale të policisë


Pamje nga protestat e 27 tetorit në Filadelfia.

Qindra protestues në Filadelfia kanë marshuar për të dytën natë me radhë, duke kërkuar drejtësi racore pasi policia ka shtënë për vdekje drejt një burri me ngjyrë.

Familja e Walter Wallace, 27-vjeçar, ka thënë se ai është përballur me kriza të shëndetit mendor, kur zyrtarët kanë shtënë në drejtim të tij.

Policia ka thënë se e ka qëlluar atë sepse ai ka refuzuar ta gjuajë thikën që ka qenë duke e mbajtur.

Forca të shtuara policore, bashkë me Gardën Kombëtare, janë angazhuar në rrugët e këtij vendi.

Zyrtarët kanë thënë se 30 policë janë plagosur gjatë natës së parë të përleshjeve.

Policia e këtij qyteti ka akuzuar protestuesit edhe për plaçkitje të bizneseve gjatë protestave.

Wallace ka pasur çrregullime bipolare, dhe gruaja e tij u ka treguar zyrtarëve para se ta qëllonin atë, ka thënë avokati që ka përfaqësuar familjen e viktimës.

Filadelfia është përballur edhe me protesta tjera më herët gjatë këtij viti, për shkak të brutalitetit policor, të lidhur me vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd në Minesota.

XS
SM
MD
LG