Ndërlidhjet

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë dhe Greqinë


Tërmet i fuqishëm në Turqi
Ju lutem të prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:52 0:00

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Të paktën gjashtë njerëz kanë vdekur dhe 202 të tjerë janë plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi të premten Turqinë, raporton Reuters.

Sipas dëshmitarëve, njerëzit vrapuan në rrugë në panik në qytetin bregdetar të Izmirit, pas tërmetit. Disa lagje u mbushën me ujë deti, i cili shkaktoi përmbytje.

Kryetari i Izmirit, Tunc Soyer, tha se rreth 20 ndërtesa janë rrëzuar në provincë. Guvernatori i Izmirit tha se 70 vetë ishin shpëtuar nga rrënojat.

Tërmeti i fuqishëm në Detin Egje ka tronditur Turqinë dhe Greqinë. Më herët, ministri i Brendshëm i Turqisë tha se gjashtë ndërtesa në provincën perëndimore të Izmirit u shkatërruan, raporton AP.

Lëkundja raportohet të ketë shkaktuar një cunami të vogël në portin e Samos.

Organi për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë tha se tërmeti i së premtes kishte një magnitudë 6.6 të shkallës të Rihterit.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti kishte magnitudë prej 6.9 shkallësh me një epiqendër 13 kilometra në verilindje të ishullit grek të Samos. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi për një fuqi 7.0 shkallë të Rihterit.

Mediat turke shfaqen pamje të rrënojave të një ndërtese shumëkatëshe në Izmirin qendror, dhe njerëz që ngjiteshin në të për të arritur tek ekipet e shpëtimit. Pamjet tregonin edhe për tym në disa pika në Izmirin qendror.

Mediat turke thanë se tërmeti u ndje në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmaras, ku ndodhet edhe qyteti i Stambollit.

Tërmeti u ndje gjithashtu në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Mediat greke thanë se banorët e Samos dhe ishujve të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre. Nuk ka raportime të menjëhershme për të plagosur.

XS
SM
MD
LG