Ndërlidhjet

Sllovakia nis testimet masive për koronavirus


Fotografi nga arkivi.

Sllovakia ka nisur një projekt ambicioz, që ka për qëllim testimin për koronavirus të gjithë banorëve mbi 10 vjeç, por presidentja e këtij shteti ka thënë se kjo ide është “e parealizueshme”.

Projekti për testimin e katër milionë persona pritet të zgjasë dy javë.

Rastet e reja me koronavirus janë rritur në Sllovaki dhe autoritetet kanë argumentuar se alternativa e vetme për të frenuar rastet e reja është mbyllja e përgjithshme, raporton BBC.

Presidentja Zuzana Caputova ka bërë thirrje që të rimendohet plani për testimet masive, pasi shefat e forcave të armatosura thanë se nuk kanë personel të mjaftueshëm për t’i realizuar testimet.

Deri më tani, vetëm 70 për qind e stafit prej 20,000 pjestarësh për të kryer testet janë rekrutuar, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.

Sllovakia ka në plan që kryejë testime të shpejta, që kanë 30 për qind marzh të gabimit. Rezultatet e këtyre testimeve jepen pas 30 minutash.

Sipas shifrave të fundit, në Sllovaki, që prej muajit mars e deri më tani janë regjistruar 55,091 raste me koronavirus. Prej tyre, 212 pacientë kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG