Ndërlidhjet

Parashikuesit e zgjedhjeve e nxjerrin Bidenin favorit për të fituar


Joe Biden
Joe Biden

Gara për Shtëpinë e Bardhë midis presidentit aktual, Donald Trump, dhe kandidatit demokrat, Joe Biden, është ende e ngushtë, por parashikuesit e zgjedhjeve e nxjerrin Bidenin favorit për të fituar.

Kompania e basteve Smarkets, me seli në Britaninë e Madhe, i jep Bidenit 78 për qind shanse për të dalë në krye, ndërsa PredictIt në Zelandën e Re parashikon shanse edhe më të mëdha për të: gati 80 për qind.

Rritja e shanseve të Bidenit vjen në kurriz të shanseve të Trumpit.

Smarkets i jep presidentit aktual vetëm 21 për qind shanse për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë.

Trump, para kohe, e ka shpallur veten fitues, por numërimi i votave që mund ta përcaktojnë rezultatin, vazhdon edhe në gjashtë shtete: Nevada, Xhorxhia, Miçigen, Karolinë e Veriut, Pensilvani dhe Uiskonsin.

Biden duhet t’i fitojë të paktën tri nga këto shtete për t’u zgjedhur president, ndërsa Trump duhet t’i fitojë së paku katër.

Edhe përpara zgjedhjeve, Biden ka qenë në epërsi në sondazhet e opinionet në nivel kombëtar, por avantazhi i tij ka qenë më i vogël në shtetet e lëkundura, ku dy kandidatët kanë mbështetje të ngjashme në mesin e votuesve.

Biden ka thënë se është i bindur se është “në rrugën e duhur” për të fituar, por ka bërë thirrje për durim derisa numërimi i votave vazhdon.

Për më shumë informacione nga zgjedhjet në SHBA, përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG