Ndërlidhjet

Policia gjermane bastis disa prona si pjesë e hetimeve për sulmin në Vjenë


Policia gjermane. Foto ilustrim.
Policia gjermane. Foto ilustrim.

Policia gjermane tha të premten se është duke bastisur apartamente dhe zyra në kuadër të hetimeve për lidhje të mundshme me mbështetësin e grupit ekstremist, Shteti Islamik, i cili në fillim të javës, kreu një sulm të armatosur në Vjenë të Austrisë duke lënë të vrarë katër persona.

Autoritetet austriake e kanë identifikuar “terroristin islamik” si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi austriake dhe maqedonase. Ai u vra nga policia gjatë sulmit.

Vendet në Osnabrueck, Kassel si dhe në zonën Pinneberg që u kontrolluan u përkasin katër personave, të cilët "nuk besohet të jenë të përfshirë në sulm", tha agjencia federale kundër krimit (BKA).

"Por, ata mund të kenë pasur lidhje me vrasësin e pretenduar", tha agjencia. Bastisja bëhet me kërkesë të autoriteteve austriake.

Policia austriake ka ndaluar 14 persona si pjesë e hetimeve për sulmin.

Revista gjermane Der Spiegel kishte raportuar në fillim të kësaj jave se sulmuesi i Vjenës kishte kontaktuar me islamistët gjermanë gjatë një përpjekje për të udhëtuar në Siri për t'u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik.

Hetimi gjithashtu ka çuar në Zvicër, ku prokurorët kanë konfirmuar se dy burra zviceranë të moshës 18 dhe 24 të cilët u arrestuan të mërkurën kishin qenë tashmë shënjestra t çështjeve penale për veprat e terrorizmit.

XS
SM
MD
LG