Ndërlidhjet

Numër rekord i stuhive të emërtuara në Atlantik


Pamje nga Luiziana gjatë stuhisë Zeta.
Pamje nga Luiziana gjatë stuhisë Zeta.

Sezona e uraganeve këtë vit në Atlantik ka thyer rekord sa i përket numrit të stuhive, ka thënë Qendra Kombëtare për Uragane në Shtetet e Bashkuara.

Stuhia subtropikale, Teta, është e stuhia e 29-të me radhë në Altantik këtë vit, duke thyer rekordin e vitit 2005, kur ishin regjistruar 28.

Disa shkencëtarë kanë thënë se ndryshimet klimatike kanë ndikuar në rritjen e intensitetit të stuhive.

Stuhitë, kryesisht të rrezikshme, marrin emrat ashtu që të vetëdijësohet publiku para goditjes.

Sezona e stuhive, që nis në qershor e vazhdon deri në nëntor, ka prodhuar disa stuhi të fuqishme, duke përfshirë Etan, që ka goditur Floridan gjatë fundjavës.

Zeta ka goditur Luizianën në fund të tetorit, duke u bërë e pesta me radhë që prek këtë shtet në këtë sezonë.

Teta, që nuk është saktësisht stuhi, është duke u bartur drejt jugut të Evropës.

Kjo sezonë është po ashtu e para nga viti 2005, kur 21 emrat alfabetikë të Organizatës Botërore të Meteorologjisë janë përdorur, për shkak të numrit të madh të stuhive.

Pjesa tjetër më pas janë emërtuar me emra grekë.

Shkencëtarët thonë se stuhitë janë bërë më të fuqishme teksa temepratura e oqeaneve rritet, duke ofruar më shumë energji për stuhi.

XS
SM
MD
LG