Ndërlidhjet

AI thotë se dhjetëra persona janë masakruar në Etiopi


Logo e organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty international.
Logo e organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty international.

Amnesty International thotë se dhjetëra persona janë “masakruar” në rajonin Tigray të Etiopisë dhe dëshmitarët kanë fajësuar për këto vrasje, forcat që mbështeten nga një parti lokale që është në pushtet, që po luftojnë me qeverinë federale.

Ky është incidenti i parë i raportuar për vrasjen e civilëve, në konfliktin njëjavor ndërmjet partisë së Frontit Çlirimtar të Popullit të Tigray dhe qeverisë së kryeministrit Abiy Amed, që vitin e kaluar fitoi Çmimin Nobel të Paqes.

Raporti i Amnesty më 12 nëntor, erdhi në të njëjtën ditë që Abiy tha se forcat qeveritare kanë bërë përparim në perëndim të Tigray dhe qindra qytetarë po vazhdojnë të largohen për në shtetin fqinj, Sudan.

“Amnesty International mund të konfirmojë sot se dhjetëra, me gjasë qindra persona janë therur për vdekje në qytetin May Cader në rajonin Tigray të Etiopisë natën e 9 nëntorit”, tha ky grup i të drejtave të njeriut.

Amnesty po ashtu tha se a parë dhe ka “verifikuar fotografi dhe video të tmerrshme të trupave të shtrirë në rrugët e këtij qyteti apo trupa që po barteshin me barela”.

Megjithatë, kjo organizatë ka thënë se nuk ka arritur ende që të identifikojë se kusht janë përgjegjës për këtë sulm.

Kombet e Bashkuara, Unioni Afrikan dhe komuniteti ndërkombëtar kanë shprehur shqetësimin se Etiopia mund të futet në një luftë civile, pasi javën e kaluar Abiy vendosi orë policore dhe dërgoi ushtarë për të vënë nën kontroll situatën në rajonin Tigray.

XS
SM
MD
LG