Ndërlidhjet

Armenia do të fillojë t'ia dorëzojë një pjesë të territorit Azerbajxhanit


Armenët u vunë zjarrin shtëpive përpara se t'ia dorëzonin fshatin Azerbajxhanit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:02 0:00

Armenët u vunë zjarrin shtëpive përpara se t'ia dorëzonin fshatin Azerbajxhanit

Azerbajxhani ka rënë dakord të zgjasë një afat për Armeninë për t'u tërhequr nga një rajon, si pjesë e një marrëveshje paqeje që i dha fund një lufte gjashtë-javore mbi rajonin e diskutueshëm Nagorno Karabakut.

"Azerbajxhani ra dakord të zgjasë afatin për tërheqjen nga Kalbacar të forcave të armatosura armene dhe të kolonëve të paligjshëm armenë deri më 25 nëntor", tha Hikmat Hajiyev, një ndihmës i presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, në një konferencë shtypi në Baku më 15 nëntor.

Ai tha se Aliyev kishte rënë dakord mbi "baza humanitare" për të miratuar një kërkesë armene të shtyrjes së afatit, pas ndërmjetësimit nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Armenia do të duhej të përfundonte tërheqjen e saj nga Kalbacar më 15 nëntor.

Hajiyev tha se orari për tërheqjen armene nga rajoni Aghdam - më 20 nëntor - dhe rrethi Lachin deri më 1 dhjetor, mbeti i pandryshuar.

Banorët armenë të rajonit Kalbacar në Azerbajxhan (i njohur si Karvaçar në armenisht) filluan të linin shtëpitë e tyre që kur u nënshkrua marrëveshja e paqes më 10 nëntor. Disa prej tyre u vunë flakën shtëpive, njoftoi Shërbimi Armen i Radios Evropa e Lirë.

Kalbacar ishte populluar kryesisht nga azerbajxhanët etnikë, para se ata të dëboheshin nga armenët në luftën e viteve 1990 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, dhe shumica e shtëpive që u braktisën u përkisnin më parë azerbajxhanasve.

Një burrë ngarkon gjëra në kamionin e tij pasi i vuri flakën shtëpisë së tij, në një zonë të okupuar dikur nga forcat armene, por e cila së shpejti do t'i dorëzohet Azerbajxhanit, në Karvachar, rajoni separatist i Nagorno Karabakut, 13 nëntor, 2020.
Një burrë ngarkon gjëra në kamionin e tij pasi i vuri flakën shtëpisë së tij, në një zonë të okupuar dikur nga forcat armene, por e cila së shpejti do t'i dorëzohet Azerbajxhanit, në Karvachar, rajoni separatist i Nagorno Karabakut, 13 nëntor, 2020.

Përpara se të transferoheshin, armenët shkuan në manastirin e Dadivankit për një vizitë të fundit. Paqeruajtësit rusë u pozicionuan pranë manastirit më 14 nëntor.

Armenët vizitojnë Manastirin para se të largohen nga fshati.
Armenët vizitojnë Manastirin para se të largohen nga fshati.

Kremlini tha se presidenti rus, Vladimir Putin, i tha presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev më 14 nëntor që të mbrojë vendet e shenjta të krishtera në pjesët e Nagorno Karabakut, të cilat do të jenë nën kontrollin e Azerbajxhanit, një komb me shumicë myslimane.

Aliyev u zotua se do të mbrojë tempujt e krishterë, u tha një deklaratë të lëshuar nga shërbimi i tij për media.

Një grua armene qan ndërsa viziton për herë të fundit Manastirin Ortodoks Dadivank të shekullit 12-13.
Një grua armene qan ndërsa viziton për herë të fundit Manastirin Ortodoks Dadivank të shekullit 12-13.

Një pjesë kryesore e marrëveshjes së paqes, të ndërmjetësuar nga Rusia, përfshin kthimin nga ana e Armenisë të Kalbacar dhe dy rretheve të tjera gjatë 2 javëve të ardhshme. Ashtu si Kalbacar, edhe ato rrethe janë mbajtur nga separatistët armenë, që nga një luftë e cila përfundoi më 1994.

Marrëveshja i dha fund luftimeve që lanë të vrarë deri në 5,000 ushtarë dhe civilë nga të dyja palët. Ajo u shpall më 10 nëntor, por u refuzua nga shumë armenë sepse lejon Azerbajxhanin të mbajë një pjesë të konsiderueshme të Nagorno Karabakut, së bashku me zonat përreth të okupuara gjatë luftimeve.

Trupat paqëruajtëse ruse në rajonin e Nagorno Karabakut.
Trupat paqëruajtëse ruse në rajonin e Nagorno Karabakut.

Marrëveshja përfshin vendosjen e 2,000 paqeruajtësve rusë në rajon.

Armenia dhe Azerbajxhani shkëmbyen trupat e një numri të paspecifikuar të ushtarëve të vdekur më 14 nëntor pas mbërritjes së trupave ruse.

Nagorno Karabahu njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë së saj armene ka qeverisur me rajonin që kur trupat azerbajxhanase dhe civilët azerbajxhanas u dëbuan nga rajoni në luftën e viteve 1990.

Luftimet më të fundit shpërthyen në fund të shtatorit. Njoftimi për arritjen e marrëveshjes së paqes nxiti festime në Azerbajxhan dhe një krizë politike në Armeni, ku protestuesit e zemëruar sulmuan ndërtesat qeveritare dhe parlamentin. Më 11 nëntor, 10 figura të shquara të opozitës u arrestuan dhe u akuzuan për "organizimin e paligjshëm dhe të dhunshëm të protestave".

Arrestimet u denoncuan nga opozita si të paligjshme ndërsa pjesëtarët e opozitës u lanë të lirë dy ditë më vonë.

XS
SM
MD
LG