Ndërlidhjet

Kryeministri britanik në vetizolim


U.K. -- Britain's Prime Minister Boris Johnson leaves Downing Street, in London, Britain, July 8, 2020. REUTERS/Hannah McKay - RC2YOH99D14U

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka hyrë në vetizolim pasi u takua me një deputet, i cili më vonë doli pozitiv për COVID-19.

Johnson u takua të enjten rreth 35 minuta me deputetin, Lee Anderson, i cili një ditë më pas kishte simptoma të sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Kryeministri tani do të punojë nga banesa e tij në Downing Street.

"Sot u njoftova që duhet të izolohem pasi kam qenë në kontakt me dikë që doli pozitiv për COVID-19”, tha ai.

Në muajin prill, kryeministri Johnson kaloi tre net në kujdesin intensiv, pasi u infektua me koronavirus.

Ekspertët mendojnë se ri-infektimi me koronavirus ka të ngjarë të jetë i rrallë, raporton BBC.

XS
SM
MD
LG