Ndërlidhjet

Policia serbe ka gjetur sasi të mëdha armësh afër Bujanocit


Bujanoc.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se në fshatin Konçul të Bujanocit, që gjendet në afërsi të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është gjetur sasi e madhe e armatimit.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë, armatimi i gjetur nën një shkëmb përfshinë 137 municione për granata hedhës, raketë dore, një minë anti-tank, dylbi për mbikëqyrje natën, katër kuti me 1,436 copë municion pushke të kalibrave të ndryshëm dhe një uniformë kamuflazhi.

Me urdhër të zëvendës-prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, pjesëtarët e policisë po zhvillojnë hetime.

Sipas Ministrisë së Brendshme, Prokuroria urdhëroi policinë të paraqesë padi penale kundër autorëve të panjohur për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ata kanë kryer krimin e prodhimit të paligjshëm, posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të armëve dhe eksplozivëve.

"Anëtarët e policisë, me urdhër të prokurorisë, po marrin të gjitha masat dhe veprimet brenda kompetencës së tyre në mënyrë që të hedhin dritë mbi këtë akt kriminal", tha ministria e Brendshme në deklaratë.

XS
SM
MD
LG