Ndërlidhjet

Osmani shkarkon Rikallon nga KQZ-ja


Nenad Rikallo, foto nga arkivi.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ia ka ndërprerë mandatin në Komisionin Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të Listës Serbe, Nenad Rikallo.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, shkarkimi i Rikallos është bërë pasi ia ditë më parë ka marrë një pozitë të lartë në të ashtuquajturën Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Nenad Rikallos i ndërpritet mandati si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në vendimin e u.d. të presidentit, Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit, këtë vendim Osmani e ka marrë bazuar në nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës.

Më 6 shkurt, 2020, Nenad Rikallo, së bashku me nëntë përfaqësues të tjerë të partive politike, ishte emëruar në KQZ si përfaqësues i Listës Serbe.

Rikallo më herët ka mbajtur postin e ministrit të Bujqësisë së Kosovës, në kohën kur qeverinë e udhëhiqte Ramush Haradinaj, por ishte shkarkuar nga ky post më 2 shkurt të vitit 2019.

XS
SM
MD
LG