Ndërlidhjet

Policia franceze shkatërron me forcë një kamp të migrantëve


Foto ilustrim nga një kamp i migrantëve në Paris.

Policia franceze shkatërroi me dhunë një kamp të improvizuar të migrantëve në Paris, duke u përplasur me migrantët dhe aktivistët.

Policia u përball me akuza për përdorim "skandaloz" të forcës së tepruar.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, shkroi në Twitter se disa nga skenat ishin "tronditëse" dhe urdhëroi policinë të siguronte një raport të plotë mbi veprimet e tyre.

Migrantët e pastrehë thonë se janë të detyruar të jetojnë në rrugë.

“Ata janë shumë të dhunshëm", u ankua Shahbuddin, një migrant nga Afganistani, 34-vjeçar, që u citua nga agjencia e lajmeve AFP.

Kampi i ri u shfaq një javë pasi policia kishte shkatërruar një kamp më të madh, të paligjshëm të migrantëve, pranë stadiumit kombëtar francez në Parisin verior.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka miratuar një politikë të ashpër ndaj migrantëve të parregullt, shumë prej të cilëve, përmes Francës e shohin destinacionin e tyre përfundimtar - Mbretërinë e Bashkuar.

Vendet evropiane që nga viti 2015 janë përballur me rritje të numrit të migrantëve kryesisht për shkak të luftës në Siri dhe konflikte të tjera. Shumë azilkërkues ende jetojnë në kushte të pasigurta në Evropë, të pastrehë dhe të papunë.

XS
SM
MD
LG