Ndërlidhjet

Vdes legjenda e futbollit, Diego Maradona


Diego Maradona.
Diego Maradona.

Ka vdekur legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona. Agjencia Reuters raporton se ai ka vdekur pas një sulmi në zemër në moshën 60 vjeçare.

Ish-mesfushori dhe menaxheri sulmues i Argjentinës kishte një operacion të suksesshëm pas një mpiksje gjaku në tru në fillim të nëntorit. Pastaj u njoftua se ai do të trajtohej për varësi nga alkooli.

Një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, Maradona ishte kapiten kur Argjentina fitoi Kupën e Botës më 1986. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur për Barcelonën dhe Napolin, duke fituar dy tituj në Serie A me skuadrën italiane.

Në një deklaratë në mediat sociale, Shoqata e Futbollit Argjentinas shprehu "pikëllimin e saj më të thellë" për siç tha "vdekjen e legjendës sonë".

Duke deklaruar tre ditë zie kombëtare, Alberto Fernandez, presidenti i Argjentinës, tha: "Ju na çuat në majën e botës. Na bëtë jashtëzakonisht të lumtur. Ju ishit më i madhi nga të gjithë. Faleminderit që ekzistove, Diego. Do të na mungosh gjithë jetën".

Maradona ka shënuar 34 gola në 91 paraqitje për Argjentinën, duke i përfaqësuar ata në katër Kupa Botërore.

Gjatë gjysmës së dytë të karrierës së tij, Maradona luftoi me varësinë nga kokaina dhe u ndalua të luaj për 15 muaj pasi doli pozitiv për drogën më 1991.

Ai u tërhoq nga futbolli profesionist më 1997, në ditëlindjen e tij të 37-të. Pasi kishte menaxhuar për pak kohë dy skuadra në Argjentinë gjatë karrierës së tij duke luajtur, Maradona u emërua trajner i ekipit kombëtar më 2008 dhe u largua pas Kupës së Botës 2010, ku skuadra e tij u mund nga Gjermania në çerekfinale.

Ai më pas drejtoi skuadra në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Meksikë.

Bota e futbollit është shprehur e pikëlluar për vdekjen e Maradonës.

Legjenda e futbollit brazilian, Pele shkroi në Twitter: "Çfarë lajmi trishtues. Kam humbur një mik të madh dhe bota humbi një legjendë. Një ditë, shpresoj se mund të luajmë topin së bashku në qiell ".

Sulmuesi i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo tha: "Sot bota i jep lamtumirën një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Ai u largua shumë shpejt, por la një trashëgimi pa kufij dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në paqe. Nuk do të harrohesh kurrë ".

Edhe futbollisti, Leo Messi, shprehu ngushëllime për vdekjen e Maradonës.

"Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë argjentinasit dhe për futbollin. Ai na lë por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm", shkroi ai në Instagram.

XS
SM
MD
LG