Ndërlidhjet

Kosova regjistron 16 viktima dhe 626 të infektuar me koronavirus


Ilustrim.

Kosovës të dielën i janë​ shtuar 626 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,505 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 16 viktima.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53 vjeç), Ferizaj 2 raste (77, 47 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 77 vjeç), Kamenicë 2 raste (62, 54 vjeç), Malishevë 2 raste (79, 67 vjeç), Suharekë 2 raste (76, 70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Podujevë 1 rast (83 vjeç)", është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të dielën janë regjistruar edhe 673 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 13,625.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 39,057 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 1,005 pacientë kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG