Ndërlidhjet

Mbretëria e Bashkuar autorizon përdorimin e vaksinës kundër COVID-19


Ilustrim
Ilustrim

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer dhe BioNTech.

Agjencia e Rregullatorit të Pavarur të Barnave dhe Shëndetit, MHRA, thotë se vaksina, e cila ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes COVID-19, është e sigurt për t'u përdorur në masë.

"Vaksina do të vihet në dispozicion në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga java e ardhshme", ka thënë qeveria britanike.

Imunizimet mund të fillojnë brenda ditësh, për njerëzit që bëjnë pjesë në grupmoshat e ndjeshme.

Si funksionon vaksina e Pfizer dhe BioNTech?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:49 0:00

Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza - të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz. Një person do të marrë dy doza të vaksinës.

Rreth 10 milionë doza do të duhej të jenë në dispozicion së shpejti.

Shefi i Kompanisë Pfizer, Albert Bourla, e quajti vendimin britanik "një moment historik".

Kjo është vaksina më e shpejtë që ka kaluar nga planifikimi në prodhim, duke marrë vetëm 10 muaj kohë në etapat e zhvillimit, të cilat zakonisht zgjasin një dekadë.

Megjithëse vaksinimi mund të fillojë, njerëzit ende duhet të jenë vigjilentë dhe të ndjekin rregullat kundër përhapjes së koronavirusit, thonë ekspertët. Kjo do të thotë, mbajtja e distancën fizike dhe maskave të fytyrës, izolimi dhe testimet.

Kush do të vaksinohet në fillim?

Ekspertët kanë hartuar një listë me përparësi të përkohshme, që synon njerëzit që janë më të rrezikuar. Listës i prijnë banorët dhe personeli i shtëpive të kujdesit, të ndjekur nga personat mbi 80 vjeç dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor dhe social.

Ata do të marrin dozat e para të vaksinës - disa edhe para Krishtlindjes.

Imunizimi masiv i të gjithëve mbi 50 vjeç, si dhe i të rinjve, mund të ndodhë pasi të ketë një furnizim më të madh me vaksina në vitin 2021. Vaksinimi bëhet përmes dy injeksioneve. Doza e dytë merret 21 ditë pas asaj të parës.

Pesë gjëra që duhet t’i dini për vaksinën e paralajmëruar nga kompania Pfizer
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:05:25 0:00

Po vaksinat e tjera kundër COVID-19?

Ka disa vaksina të tjera premtuese që gjithashtu mund të miratohen së shpejti. Një nga ato është ajo e kompanisë Moderna e cila përdor të njëjtën qasje si vaksina e Pfizer dhe ofron mbrojtje të ngjashme. Britania e Madhe ka porositur paraprakisht 7 milionë doza që mund të jenë gati deri në pranverë.

Mbretëria e Bashkuar ka porositur 100 milionë doza të një lloji tjetër të vaksinës kundër COVID-19 nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca. Kjo vaksinë përdor një virus të padëmshëm, i ndryshuar për t’u dukur shumë më tepër si virusi që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rusia ka përdorur një tjetër vaksinë, të quajtur Sputnik, dhe ushtria kineze ka miratuar një tjetër të bërë nga CanSino Biologics. Të dyja funksionojnë në një mënyrë të ngjashme me vaksinën e Oksfordit.

Shtetet, në përpjekje për të siguruar vaksina

Derisa pandemia e koronavirusit po intensifikohet në pjesën më të madhe të botës, vendet po përpiqen të sigurojnë furnizime të mundshme të vaksinave dhe po përgatisin plane për veprimet e para që do të ndërmarrin në javët e ardhshme.

Shpresat janë të mëdha se vaksinat mund të jenë gati për përdorim para fundit të vitit, me dy vaksina kryesore - nga Moderna dhe BioNTech/Pfizer - që tashmë kanë kërkuar miratimin për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Një panel këshilltarësh në Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) votuan më 1 dhjetor për të rekomanduar që rreth 21 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor dhe 3 milionë banorë në institucionet e kujdesit të jenë të parët që do të marrin një vaksinë.

Numri fillestar i vaksinave pritet të jetë i kufizuar para se të bëhet një furnizim më i madh në mes të vitit 2021.

XS
SM
MD
LG