Ndërlidhjet

Hungaria nuk e pranon propozimin aktual të buxhetit evropian


Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban.
Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Buxheti i Bashkimit Evropian dhe pakoja financiare për rimëkëmbje pas pandemisë, nuk mund të hyjnë në fuqi pa miratimin e Hungarisë, dhe zyrtarët e këtij vendi kanë thënë se nuk mund të pranojnë propozimin.

Bashkimi Evropian e ka ndërlidhur financimin e shteteve anëtare me respektimin e sundimit të ligjit.

Kundërshtimin e Hungarisë e përsëriti, Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit, Viktor Orban.

"Në formën e tij aktuale, nuk mund të pranojmë buxhetin e BE-së dhe çdo shtet anëtar ka të drejtën e vetos", tha Gulyas. Megjithatë ai theksoi se Hungaria është ende e hapur për negociata.

Polonia dhe Hungaria po bllokojnë fondet e BE-së me vlerë rreth 1.8 trilionë euro (2.2 trilion dollarë), duke përfshirë qindra miliarda që do të shpërndahen së shpejti, për të ndihmuar bllokut 27-vendesh nga një recesion i dyfishtë i shkaktuar nga një valë e dytë e të infektuarve me koronavirus.

Të dyja vendet janë nën hetimin e BE-së për minimin e pavarësisë së gjyqësorit, medias dhe organizatave joqeveritare dhe rrezikojnë të humbasin qasjen në dhjetëra miliarda euro.

Orban dhe homologu i tij polak, Mateusz Morawiecki, nënshkruan një deklaratë të përbashkët muajin e kaluar duke u zotuar se mbështesnin njëri-tjetrin në bllokimin e buxhetit të ardhshëm të BE-së, dhe fondit të ndihmës për rimëkëmbje, për shkak të mekanizmit të propozuar të respektimit të sundimit të ligjit.

XS
SM
MD
LG